Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Formë e lartë në Norvegji: Zymer Bytyqi shkëlqen me gol dhe asistim për Kristiansundin

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 21:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Formë e lartë në Norvegji: Zymer Bytyqi shkëlqen me gol dhe asistim për Kristiansundin
Kristiansund Ballklubb ka regjistruar një fitore spektakolare me rezultatin 4:2 në udhëtim ndaj Sarpsborg 08, në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollit norvegjez. Një ndeshje kjo e cila u karakterizua nga emocione të forta, ku tre prej futbollistëve të skuadrës fituese arritën të gjejnë rrugën e rrjetës për herë të parë këtë sezon në kampionat. Episodet e para të sfidës u shenjuan nga emrat e Marius Elvius në minutën e 3-të, Zymer Bytyqi në minutën e 6-të, Gustav Christensen në minutën e 31-të, si dhe Haakon Haugen i cili vulosi rezultatin në kohën shtesë (90+6’). Sulmuesi nga Kosova, Zymer Bytyqi, rezultoi ndër figurat kyçe të këtij triumfi të rëndësishëm. Pas një asistimi ideal të pranuar nga Gustav Christensen, ai tregoj klas në kontrollin e topit dhe me një ekzekutim preciz mposhti portierin vendas, duke dyfishuar epërsinë e ekipit të tij. Përveç finalizimit të suksesshëm, kontributi i Bytyqit u shtri edhe te goli i parë i takimit, ku ai ofroi një pasim vendimtar për shokun e skuadrës. Në këtë përballje, përfaqësuesi kosovar u paraqit për 65 minuta në fushë, duke dëshmuar formë të mirë dhe duke ndikuar direkt në suksesin e skuadrës së tij. Pas kësaj xhiroje, Sarpsborg 08 pozicionohet në vendin e nëntë të klasifikimit me 31 pikë të grumbulluara, ndërsa Kristiansund Ballklubb vazhdon luftën për mbijetesë, duke mbajtur vendin e 15-të me 23 pikë në llogarinë e vet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar