Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tragjedia në Gjilan, Alban Hyseni: Ngjarja e rëndë na ka tronditur të gjithëve

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Gjilan, Alban Hyseni: Ngjarja e rëndë na ka tronditur të gjithëve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka adresuar një mesazh ngushëllimi për familjarët e dy viktimave që humbën jetën në fshatin Demiraj, duke e quajtur këtë ngjarje një humbje të rëndë që ka lënë mbresa trishtimi në mbarë shoqërinë. Nëpërmjet një reagimi të bërë publik në rrjetet sociale, i pari i Gjilanit theksoi se institucioni lokal që ai drejton bashkëndjen dhimbjen e thellë me familjarët dhe miqtë e viktimave. “Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin,” ka shkruar ndër të tjera ai. Në emër të qeverisjes lokale, Hyseni u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekur nga kjo fatkeqësi, duke bërë njëkohësisht thirrje publike që institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të mobilizohen maksimalisht për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. “Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti,” ka deklaruar Hyseni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar