Sport
Eintracht Frankfurti mposht sërish Hamburgun dhe bën hapa të mëdhenj në tabelë
Reklamë e Sponsorizuar
Eintracht Frankfurti ka konfirmuar dominimin ndaj Hamburgut, duke regjistruar triumfin e dytë radhazi brenda një harku kohor prej pesë ditësh, kësaj radhe në kuadër të kampionatit me shifrat 3:1.
Kjo përballje, e vlefshme për javën e tetë të Bundesligës gjermane, pa skuadrën e Frankfurtit të triumfonte sërish ndaj të njëjtit kundërshtar, të cilin e kishte eliminuar pak ditë më parë edhe në Kupën e Gjermanisë.
Skuadra vendase e nisi sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 10-të. Një harkim i Uzunit drejt Chaibit krijoi konfuzion në mbrojtje, ku Omari, në tentim e sipër për të larguar rrezikun, dërgoi topin në portën e tij për 1:0.
Reagimi i mysafirëve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 14-të, pas një aksioni të ndërtuar mirë, Gronbaek shërbeu bukur për Moffin, i cili nuk gaboi nga afër për të barazuar shifrat në 1:1.
Fraksioni i dytë i lojës nisi furishëm për vendasit, të cilët rikthyen epërsinë që në minutën e 47-të. Pas një goditjeje me kokë të Brassier, portieri Heuer Fernandes priti fillimisht topin, por nga këtë pështjellim përfitoi Onyedika, i cili realizoi për 2:1.
Kur kishin mbetur edhe rreth 20 minuta lojë, saktësisht në minutën e 69-të, Frankfurti vulosi përfundimisht fatin e këtij takimi. Uzun fitoi një dyluftim të rëndësishëm në mesfushë dhe dhuroi një asist perfekt për Ebnoutalib, i cili nga afërsia ngriti rezultatin në 3:1.
Falë kësaj fitoreje të rëndësishme, Eintracht Frankfurti ka bërë një ngjitje mbresëlënëse në renditje, duke u hedhur nga vendi i 14-të në të ponin me gjithsej 11 pikë, duke lënë pas tocërisht Hamburgun, i cili tashmë pozicionohet në vendin e 15-të me 9 pikë në tabelë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: