Sport
Triumf monumental në “Anfield”: Arsenali mposht Liverpoolin dhe rrëmben kreun e Premier Ligës
Reklamë e Sponsorizuar
Arsenali ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Liverpoolit me rezultatin minimal 1:0, në takimin e vlefshëm për javën e 10-të në elitën e futbollit anglez, Premier Ligë.
Fati i këtij superderbi u vulos qysh në fraksionin e parë të lojës, kur “Topçinjtë” shfrytëzuan në maksimum rastin e artë për të siguruar tri pikët e arta nga ky stadium i vështirë.
Ishte minuta e 16-të e ndeshjes kur mesfushori Declan Rice lëshoi një asistim brilant drejt zonës rreptësisë, duke e gjetur në pozicion ideal sulmuesin Kai Havertz.
Futbollisti gjerman tregojë gjakftohtësi para portës dhe nga afërsia mposhti portierin vendas, duke e dërguar saktësisht topin në rrjetë për t'i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Falë këtij suksesi, londinezët ngjiten zyrtarisht në majën e renditjes tabelore me gjithsej 24 pikë të grumbulluara, duke lënë prapa rivalin direkt Manchester Cityn që numëron 21 sosh.
Në krahun tjetër, skuadra e Liverpoolit pas kësaj humbjeje pozicionohet në vendin e pestë të tabelës, duke mbetur në kuotën e 15 pikëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: