Kronikë
Trazirat në kryeqytet: Arrestohet shtetasi amerikan me origjinë sllave, dyshohet se hodhi molotovë gjatë protestës
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet policore në Tiranë kanë vënë në pranga gjashtë persona, mes të cilëve edhe një shtetas amerikan me origjinë sllave, si të dyshuar kryesorë për aktet e dhunës dhe përplasjet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në kryeqytet.
Sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për Kevin Radosevich, me origjinë nga Kalifornia, i cili është kapur pasi kamerat dhe provat e siguruara e tregojnë atë duke shpërndarë dhe hedhur mjete shpërthyese të tipit koktej molotov në drejtim të turmës dhe forcave të rendit. Ky është rasti i dytë brenda dhjetë ditëve të fundit që një shtetas amerikan bie në prangat e policisë shqiptare në rrethana të ngjashme.
Gjatë tubimit të djeshëm, situata ka eskaluar në përleshje të dhunshme, ku protestuesit kanë sulmuar punonjësit e policisë duke përdorur sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, si dhe sfera e vida metalike për të dëmtuar efektivët dhe pronën publike.
Përveç gjashtë të arrestuarve, policia ka bërë të mundur nisjen e procedimeve penale në gjendje të lirë për tre persona të tjerë, ndërkohë që vijojnë kërkimet intensive për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me të njëjtat ngjarje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: