Aktuale
Elegji për vëllain e shpirtit: Hija e rëndë e maleve të Lumës dhe dhimbja që sfidon kohën
Reklamë e Sponsorizuar
Në rrëzë të dy maleve, atje ku Morina, Gjallica dhe Pikëllima lartësohen si simbole të përjetshme të Lumës, hija e rëndë dhe e ngrirë e mungesës tënde ka rënë mbi vend. Një dhimbje e pashprehur ka zënë vend përgjithmonë në kujtesë, për ty që u nise udhës së shpatit në një natë pa dritë dielli e hëne, me frymën e ndalur përgjithmonë.
“Po vdekja, a ekziston vdekja?” – më pëshpërit nga ana tjetër e udhës, atje ku hallet e kësaj jete nuk të përvëlojnë më në gji. Mbi shpirtin tënd u përplas ajo rrufe fatale, ndërsa rruga drejt Tiranës tashmë më duket e rëndë, kur nata lind mistere dhe na lë të zhytur në vetmi.
Shqiponjat e Lumës nuk u shndërruan në korba, por u morën nga ai fat i papritur që të la pa frymë. Tani Mali i Pikëllimës të mban të ngërthyer, dhe Gjallica e dhembjes është shembur mbi mua, o Vëlla.
Ti prehesh atje, në shpatin e heshtur të varrezave në fshatin Morin, pa shenja dalluese, në atë hapësirë ku edhe vullkanet flejnë. Por mua më mbyt ky gënjeshtër e rëndë se ti je thjesht një kujtim që do të tretet në harresë mbi këtë tokë.
“A thua fëmijët e tu do të shkruajnë poezinë e re nesër?” Në atë ripërtëritje të botës që aq shumë e deshe, ku shqiponjat dhe pëllumbat përhapin paqen, dhe drita e shpirtit tënd shndërrohet në Liri, ato ngjajnë me një tufë “Lule Kosove” që të rëndojnë lehtë mbi gjoks.
Vëllai im i shpirtit, mal i heshtjeve të premtuara, ku shpirti yt tashmë flet vetëm me mua. Ti ike matanë, mes mjegullave dhe vargjeve, për të mos folur më, ndërsa zgjimi na dhimbset ndërsa fshijmë lotët e sotëm.
Në Rrugën e Kombit, sa herë që kthehem drejt Dardanisë, shikimi më shkon gjithmonë andej nga ti. Misteri që të mori të shndërroi në breshër, por krijimtaria dhe vargu yt mbetën një vullkan i pashuar.
Ti je zgjimi im i vonë, o i vdekur i gjallë, në atë botë të qetë ku fjalën e ke lënë të bekuar.
I bekuar qofsh, vëllai im, që u ndave nga kjo jetë në agim, përmes një misteri që la pas një zbrazëtí të pafund. Më 01.11.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: