Aktuale
Nderim për heroin Zahir Pajaziti në Orllan, Rama: Sakrifica e tij është themel i lirisë sonë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në fshatin Orllan për të përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, i pari i kryeqytetit ka vlerësuar lart kontributin dhe vetëmohimin e Pajazitit, duke nënvizuar peshën e madhe që ka kjo trashëgimi për shtetëndërtimin.
“Sot ishim për nderime në Orllan, për ta kujtuar e lartësuar veprën e heroit Zahir Pajaziti. Llapi e mban me krenari emrin e tij. Mbarë Kosova e ka në themelet e lirisë së saj. Sakrifica e Zahirit na obligon ta forcojmë shtetin me përgjegjësi dhe t’i shërbejmë atdheut me ndershmëri e përkushtim”, ka shkruar Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: