Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Biznesmeni Bilal Kara hedh poshtë lajmet për arrestimin e tij në Maqedoninë e Veriut: Jam i lirë dhe në vendin e punës

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Biznesmeni Bilal Kara hedh poshtë lajmet për arrestimin e tij në Maqedoninë e Veriut: Jam i lirë dhe në vendin e punës
Pasi në media qarkulluan informacione se themeluesi i spitalit Sante Plus, biznesmeni turk Bilal Kara, është vënë në pranga në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar vetë ai për t'i dhënë fund këtyre zërave përmes një deklarate publike gjatë mbrëmjes së djeshme. Edhe pse u raportua se Kara po përballet me telashe ligjore në vendin fqinj për çështjen e Spitalit të Syve, vetë ai ka sqaruar se bëhet fjalë vetëm për një proces hetimor dhe ka hedhur poshtë me forcë pretendimet për ndalim nga autoritetet. "Mund të them se nuk më kanë arrestuar kurrë. Po e mohoj kategorikisht këtë çfarëdo që është shkruar në media nuk është e vërtetë për mua, personalitetin dhe situatën që po ndodh. Siç mund të shihni jam i lirë, jam në punën time, po punoj dhe po i vazhdoj aktivitetet e mia. Jam gati për çdo lloj kërkese, informacioni dhe dokumentacioni nga ana ime personale", u shpreh ai në një video të bërë publike. Në mesazhin e tij, sipasnesmeni turk theksoi gjithashtu angazhimin e tij për të respektuar çdo normë ligjore të Maqedonisë së Veriut, duke iu referuar zhvillimeve rreth Spitalit Evropian të Syrit. "Si njëri nga investitorët e këtij spitali, mund të them se ka një hetim që po ndodh dhe mund të them se jemk gati për çdo lloj kërkese dhe gjitha informatat e nevojshme në bashkëpunim me autoritet relevante të Maqedonisë së veriut", përfundoi ai deklaratën e tij në video.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar