Politikë
Diskutimet Kurti-Hamza, kreu i PDK-së zbulon prapaskenat e takimit për Dhomat e Specializuara
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë detajet e takimit të zhvilluar të dielën me kryeministrin Albin Kurti, duke bërë me dije se në fokus të bisedës ka qenë Projektligji për Dhomat e Specializuara.
Duke folur para përfaqësuesve të mediave, Hamza theksoi se pas vendimit të 16 shtatorit, ky proces përbën një prioritet nacional që i kalon kufijtë e interesave partiake apo qeveritare, pasi ndikon direkt në fatin e shtetit.
“Për çka kemi biseduar, po të tregoj, kemi biseduar për Projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ju e dini që pas datës 16 shtator, për PDK-në, por edhe për Kosovën, që lidhet për një periudhë kohore përtej një mandati që i tejkalon mandatet e një partie politike, që i kalon mandatet e një qeverie, është çështje që ka të bëjë me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Është prioriteti më i lartë, plotësimi dhe ndryshimi i këtij ligji, dhe sigurisht, jo si çështje për me blloku, por si nevojë, si nevojë për me i ba korrektimet e caktuara, dhe për me kthy gjykatën brenda mandatit, dhe me i rregullu disa çështje që kanë dalë jashtë mandatit për çka është kriju kjo gjykatë edhe me amendamentin kushtetues”, u shpreh Hamza.
Në vijim, ai bëri të ditur se formacioni i tij politik është i gatshëm të tregojë durim derisa ekzekutivi të finalizojë aspektet teknike dhe opinionet ligjore. Megjithatë, kreu i PDK-së pret që ky projektligj të kalojë për shqyrtim në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku parashikohet të kalojë të dy leximet brenda së njëjtës ditë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: