Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Raporti i Komisionit Evropian: Ngecje në fushat kyçe për Kosovën dhe rezultat i kufizuar në Dialog

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Raporti i Komisionit Evropian: Ngecje në fushat kyçe për Kosovën dhe rezultat i kufizuar në Dialog
Kosova, së bashku me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, është radhitur ndër shtetet që nuk kanë shënuar zhvillim të dukshëm në fushat themelore. Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, sistemi i drejtësisë në vend, përfshirë gjykatat dhe prokurorinë, vazhdon të jetë cak i ndikimeve nga politika dhe grupe të ndryshme interesi. Si zhvillim i ri, në dokument theksohet se harmonizimi i plotë i Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian është trajtuar “për herë të parë” përmes një kapitulli të posaçëm, ai me numër 31. Në raportin e ri, Brukseli përsërit qëndrimin se ecja përpara e Kosovës dhe Serbisë drejt familjes evropiane varet drejtpërdrejt nga hapat konkretë drejt normalizimit të raporteve dypalëshe. Derjtpërdrejt në tekst thuhet se përmbushja e detyrimeve që derivojnë nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksi i saj vazhdon të mbetet në nivele të ulëta. Tutje, në dokument nënvizohet se normalizimi i marrëdhënieve nuk përbën thjesht një kriter burokratik për integrim, por është element jetik për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe rritjes ekonomike në të dyja vendet dhe më gjerë në rajon. Sipas KE-së, mungesa e rezultateve sjell kosto të rënda politike e financiare, duke rritur rrezikun që palët të mbeten të izoluara në një kohë kur procesi i zgjerimit të BE-së po merr sërish dinamikë të re. Sa i përket aspektit ekonomik dhe rajonal, dokumenti tregon se deri në muajin shtator të vitit 2026, nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë ndarë rreth 193,3 milionë euro në formë grantesh nga gjithsej 1,6 miliard euro, si shpërblim për 90 reforma të realizuara, ndërkohë që kërkohet intensifikim i ritmit të zbatimit. Aktualisht po ndërmerren gjithashtu hapa konkretë drejt shfuqizimit të tarifave të roaming-ut mes vendeve të rajonit. Në segmentin kushtuar pajtimit rajonal, Komisioni Evropian bën të qartë se shtrembërimi i historisë, mohimi apo lavdërimi i krimeve të luftës, si dhe gjuha përçarëse dhe nxitëse, janë plotësisht në kundërshtim me parimet dhe vlerat themelore mbi të cilat ngrihet projekti i zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar