Kronikë
Vazhdojnë protestat në Prishtinë: Kërkohet drejtësi institucionale për tragjedinë e Arlinda Zekajt
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeqyteti do të bëhet sërish sot dëshmitar i protestave qytetare, përmes të cilave kërkohet llogaridhënie institucionale dhe drejtësi e merituar pas vrasjes tronditëse të Arlinda Zekaj.
Sipas njoftimit zyrtar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, tubimi protestues është thirrur të mbahet duke filluar nga ora 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo shënon ditën e pestë radhazi që qytetarët dhe aktivistët dalin në sheshe për këtë çështje.
Ngjarja e rëndë, ku 49-vjeçarja u vra nga ish-kunati i saj, pritet të mbushë një javë këtë të diel.
“Të dielën shihemi prapë te sheshi Zahir Pajaziti në ora 17:00. Nesër bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë. Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo çikë e gru në Kosovë. Këtë të diel mos rrini në shtëpi, dilni e bashkohuni në protestë. Le ta çojmë amanetin e Arlindës në vend”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e publikuar nga Kolektivi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: