Aktuale
Rikthimi i madh pas shumë vitesh: Sonte mbahet edicioni i parë i Festivalit të Fëmijëve në “Akordet e Kosovës”
Reklamë e Sponsorizuar
Mbrëmjen e së dielës, duke filluar nga ora 21:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë edicionin e parë të Festivalit të Fëmijëve në kuadër të ngjarjes kulturore “Akordet e Kosovës”, organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.
Në skenën e madhe të këtij festivali, interpretuesit e rinj do të performojnë një sërë këngësh të përzgjedhura me kujdes, duke shpalosur para të pranishmëve zërin, emocionet dhe talentin e tyre të spikatur.
Ngjarja muzikore e dedikuar fëmijëve rikthehet pas një shkëputjeje të gjatë prej shumë vitesh. Synimi kryesor i këtij rinisjeje është krijimi i hapësirave për zbulimin dhe promovimin e brezit të ri të artistëve, si dhe pasurimi i mëtejshëm i fondit muzikor për fëmijë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: