Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Bajrami godet Qeverinë: Buxheti u filtrua në parti, Kurti po shkel afatet me mburrje

Redaksia Lajmetereja • 31-10-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bajrami godet Qeverinë: Buxheti u filtrua në parti, Kurti po shkel afatet me mburrje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime të fuqishme lidhur me vonesat në miratimin e Projektligjit për Buxhetin, duke theksuar se sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ekzekutivi ka detyrim ligjor që këtë dokument t'ia paraqesë Kuvendit më së voni deri më 31 tetor. Sipas ligjvënëses së LDK-së, kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur që t'i shkelë këto afate hapur dhe pa asnjë ngurrim. Ajo ka vënë në dukje se ndërsa legjislacioni përcakton qartë hierarkinë e institucioneve shtetërore, në praktikën e kësaj qeverie është partia ajo që vendos rregullat. “Sot është 31 tetori, por Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri. Kryeministri Kurti paska paralajmëru në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij se buxhetin do ta miratojë të hënën, më 2 nëntor. Vitin e kaluar, pikërisht më 31 tetor, Kurti mburrej se po e miratonte buxhetin brenda afatit ligjor. Sivjet, paska vendosë me mburrje me e shkelë edhe këtë afat. Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës fillimisht ''kaloj'' filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t'i dërgohet Kuvendit. Ligji e përcakton rendin e institucioneve, por për Albin Kurtin partia s'pyet për ligj e afate ligjore, partia e përcakton rendin e gjerave”, ka deklaruar Bajrami. Duke vijuar kritikat e saj, ajo ka potencuar se qytetarëve nuk u bëhet vonë për shifra marramendëse të përmendura në konferenca për shtyp, por kërkojnë ndryshime reale dhe punë të kryera në terren. “Një gjë është me i nda 1 miliard euro në letër, e krejt tjetër me i shndërru ato në rrugë, shkolla, spitale e projekte të përfunduara. Qytetarëve nuk u duhen miliarda në konferenca e mbledhje partiake. U duhen rezultate! Qytetarëve u duhet siguri fizike e juridike, respektim i ligjit nga krerët e shtetit, sepse nëse Qeveria nuk i respekton ligjet dhe afatet ligjore, qysh ka me kërku këtë prej vartësve të vet? Buxheti është i shtetit/qytetarëve, jo i partisë. Ligji dhe afatet ligjore vlejnë dhe duhet të respektohen edhe nga qeveritarët”, ka përfunduar ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar