Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Deçani shkëlqen në Ferizaj, mposht kampionin në fuqi Kastriotin në superderbin e hendbollit

Redaksia Lajmetereja • 31-10-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deçani shkëlqen në Ferizaj, mposht kampionin në fuqi Kastriotin në superderbin e hendbollit
Deçani ka realizuar një triumf madhështor mbrëmjen e së shtunës, duke e konfirmuar formën e lartë në elitën e hendbollit kosovar. Në duelin e zjarrtë të zhvilluar në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, i cili vlerësohej si kryendeshja e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës, skuadra e Deçani mposhti kampionin aktual, Kastriotin, me shifrat 31:26. Nën udhëheqjen e Egzon Gjukës në fushë, deçanasit dominuan për pjesën më të madhe të takimit, duke regjistruar kështu fitoren më të rëndësishme prej rikthimit të tyre në rangun më të lartë të këtij sporti. Pas minutave të parë me lojë të barabartë, skuadra mysafire arriti të krijojë një avantazh të lehtë, duke u shkëputur fillimisht në 7:4 e më pas në 9:6. Edhe pse ferizajasit tentuan disa herë të afroheshin në rezultat (7:6, 9:8 dhe 10:9), Deçani menaxhoi situatën dhe e mbylli pjesën e parë me katër gola avantazh, 16:12, pasi epërsia kishte shkuar deri në pesë gola gjatë kësaj kohe. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, diferenca u ngrit shpejt në gjashtë, shtatë (25:18) dhe në fund arriti deri në tetë gola (28:20). Edhe pse Kastrioti u përpoq të bënte një kthesë në rezultat, hendbollistët e Deçanit ruajtën qetësinë dhe kontrolluan rrjedhën e ndeshjes deri në rënien e sirenës së fundit. Te skuadra fituese, Albi Gjuka udhëhoqi listën e golashënuesit me nëntë finalizime, i ndjekur nga Egzon Gjuka me tetë dhe Arbios Mushkolaj me shtatë gola. Një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë triumf dha edhe portieri Flakrim Beqiraj me pritjet e tij vendimtare. Në radhët e Kastriotit, më efikasët ishin Vuk Lakiçeviq me tetë gola dhe Gent Bajrami me gjashtë. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar po ashtu të shtunën, Vëllaznimi shënoi fitore bindëse si mysafir ndaj Rahovecit me rezultatin 37:22. Për kuqezinjtë nga Gjakova, nga shtatë herë u treguan të saktë Çlirim Rama, Mali Luzha dhe Granit Kadiri. Ndërkaq, te “vreshtarët”, Ylli Morina realizoi pesë gola, kurse Erblin Qerimi e Ardit Dema kontribuan nga katër secili. Pas këtyre ndeshjeve, Deçani pozicionohet në vendin e dytë me tetë pikë, dy më pak se liderja Besa Famgas. Kastrioti zbret në pozitën e tretë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Vëllaznimi që renditet i katërt, ndërsa Rahoveci mbyll tabelën pa asnjë pikë të grumbulluar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar