Sport
Humbje e Hoffenheimit në Bremen, paraqitje prej titullari për Asllanin dhe Avdullahun
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, nuk ia dolën të sigurojnë pikë për Hoffenheimin në udhëtimin te Werder Bremeni, pasi skuadra e tyre u mposht me rezultatin 2:0 në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.
Vendasit rrezikuan qysh në minutën e tretë, kur Füllkrug dhuroi një pasim të saktë për Reisin, i cili provoi goditjen nga brendësia e zonës, por pa sukses, duke lëshuar një mundësi të artë shënimi.
Reagimi i Hoffenheimit erdhi në nisje të fraksionit të dytë të lojës, kur ishin shumë pranë golit. Hlozek depërtoi bukur dhe pasoni ulët në zonë për Fisnik Asllanin, i cili bëri një lëvizje për të hapur hapësirë për goditje, mirëpo Regeer ndërhyri në sekondën e fundit duke e dërguar topin në goditje nga këndi.
Mbrojtja dhe portieri i Hoffenheimit, Baumann, u vunë sërish në provë në minutën e 53-të, kur ai ndali me sukses një gjuajtje të fuqishme prej rreth 20 metrash nga Füllkrug, duke e devijuar sferën afër shtyllës.
Megjithatë, epërsia e vendasve u konkretizua katër minuta më vonë. Pas një pasimi të gjatë nga portieri Hein, Füllkrug përfitoj nga situata, mposhti në dyluftim Kabakun dhe zhbllokoi shifrat me një goditje të pakapshme nën traversë.
Përpjekjet e Asllanit për barazim nuk u konkretizuan
Hoffenheimi i u afrua shumë barazimit në minutën e 71-të. Pas një harkimi të Lemperles nga e djathtat, Fisnik Asllani u shfaq rrezikshëm në shtyllën e dytë dhe kërceu fuqishëm, por goditja e jo e dërgoi topin vetëm në rrjetën e jashtme.
Dy lojtarët kosovarë, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, qëndruan në fushë deri në minutën e 87-të, kur edhe u zëvendësuan, duke regjistruar kështu nga 87 minuta lojë në këtë ndeshje.
Pas këtij rezultati negativ, Werder Bremeni ngjitet në vendin e pestë me 15 pikë të tubuara, derisa Hoffenheimi mbetet i pozicionuar në vendin e 11-të me nëntë pikë në llogarinë e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: