Politikë
Vuçiq dalldiset kundër ekstradimit të Radoiçiqit: Do të ishte njohje zyrtare e shtetësisë së Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Aleksandar Vuçiq, ish-president i Serbisë, ka dalë kundër çdo mundësie që ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, t'i dorëzohet autoriteteve të Republikës së Kosovës.
Sipas tij, një skenar i tillë do të barazohej me pranimin zyrtar të shtetësisë së Kosovës dhe, në interpretimin e tij, do të shënonte fillimin e rrënimit të shtetit serb.
“Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apo i kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb. Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, por për njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, është shprehur Vuçiq gjatë një paraqitjeje në një medie serbe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: