Sport
Forma e shkëlqyer e Kristian Shpendit nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon golin e tetë në Itali
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi kuqezi, Kristian Shpendi, po kalon një moment fantastik në karrierën e tij me fanellën e Çezenës, duke dëshmuar instinktin e vërtetë të vrasësit të zonës dhe duke gjetur rrugën e rrjetës me një vazhdimësi mbresëlënëse.
Edhe në sfidën e radhës në transfertë kundër Sudtirolit, bomberi shqiptar ka lënë sërish shenjë, duke realizuar golin e tij të 8-të në vetëm 10 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në kampionatin italian.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 65-të të takimit, kur Shpendi reagoi shpejt pas një harkimi nga krahu i djathtë dhe devijoi saktë topin para portës kundërshtare, duke vendosur baraspeshën e përkohshme në rezultat.
Ky start shpërthyes konfirmon rritjen e ndjeshme të lojtarit krahasuar me sezonet e kaluara, ku kis regjistruar përkatësisht 11 dhe 12 gola gjatë gjithë kampionatit të Serisë B me fanellën e Çezenës.
Falë këtij ritmi të lartë realizimi, Shpendi jo vetëm që po pozicionohet si pretendent kryesor për kreun e listës së golashënuesve, por po tërheq fuqishëm edhe vëmendjen e klubeve të Serisë A në prag të merkatos.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: