Politikë
Kurti kërkon korrigjim urgjent të aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Vendim i padrejtë dhe i pasaktë historikisht
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka trajtuar sërish zhvillimet e fundit politike dhe vendimin gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i ekzekutivit vlerësoi se procesi zgjedhor mund të jetë parë si i panevojshëm nga disa, mirëpo vendimi për të mos shkuar drejt zgjedhjeve në atë periudhë ishte tejet i rëndësishëm, sidomos pas rrethanave të krijuara nga vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, por mosshkuarja në to kësaj radhe ishte edhe më e rëndësishme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin”, deklaroi Kurti para strukturave të partisë.
Më tej, ai e ka kundërshtuar hapur vendimin e dhënë, duke e cilësuar atë si të papranueshëm si në pikëpamjen juridike dhe morale, ashtu edhe në atë faktike e historike.
“Aktgjykim i padrejtë juridikisht dhe moralisht, si dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë”, u shpreh Kurti, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga instancat më të larta të drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: