Politikë
Revolucioni digjital në e-Albania: Asistenti virtual Diella 4.0 sjell shërbimet publike me vetëm një komandë
Reklamë e Sponsorizuar
Platforma shtetërore e-Albania ka hedhur një hap të rëndësishëm përpara në modernizimin e saj, duke integruar versionin 4.0 të asistentes virtuale, Diella. Kjo risi teknologjike sjell një qasje krejtësisht të re dhe më intuitive për mënyrën se afrimitetin e qytetarëve me strukturat e administratës publike.
Karakteristika kryesore e këtij përditësimi është aftësia e Diellës për të bashkëbiseduar përmes gjuhës së natyrshme njerëzore, duke eliminuar nevojën që përdoruesit të kërkojnë vetë dokumentet, të navigojnë nëpër menu komplekse apo të plotësojnë formularë fizikë. Tashmë, mjaftueshëm është shprehja e një kërkimi, dhe sistemi merr përsipër të orientojë, të hapë shërbimin përkatës dhe të përfundojë procedurën deri në lëshimin e dokumentacionit të kërkuar.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pune me Drejtorin e Inteligjencës Artificiale në AKSHI, Enio Kaso, gjatë të cilit u shfaqën në praktikë mundësitë e avancuara të versionit më të ri të Diellës.
"Pra tani jemi në fazën që kemi premtuar që Diella kalon në një pozicion shumë aktiv dhe i bën vetëm gati gjërat, ndërkohë që mjafton kërkesa dhe të presësh pak minuta, maksimumi pak minuta, që të vijë gjithë shërbimi," – deklaroi kreu i qeverisë gjatë demonstrimit.
Në këtë formë, ky mjet digjital shërben si një agjent i mirëfilltë, i cili jo vetëm që udhëzon, por ekzekuton veprimet burokratike nga fillimi deri në fund. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe shtresës së pensionistëve, për të cilët janë përshtatur 19 shërbime thelbësore që gjenerohen tërësisht përmes komandave zanore, pa pasur nevojë për ndërveprime shtesë.
"Diella është vetëm një klik larg, kurse 19 shërbime gjenerohen vetëm me një komandë zanore, pa asnjë lloj pyetje apo përgjigje," – sqaroi gjatë takimit zyrtari i AKSHI-t, Enio Kaso.
Për më tepër, aplikacioni ka përfshirë teknologjinë e njohjes së fytyrës (Face ID), duke lehtësuar qasjen e shpejtë të qytetarëve dhe duke shmangur futjen e përsëritur të të dhënave personale, si emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi, pas aktivizimit të parë biometrik.
Në mbyllje të prezantimit, Kryeministri theksoi se ky hap shënon kalimin drejt një administrate më proaktive, ku qytetari thjesht paraqet dëshirën e tij dhe inteligjenca artificiale kryen gjithë punën prapa skenave.
"Prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës, shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albanian totalisht në shërbimin tuaj, jo thjesht përmes gjithë hapave që ju ndiqni deri tani, por me një komandë të thjeshtë; ‘’Diella më bëj shërbimin’’ edhe në pritje aty, duke dëgjuar muzikë, duke biseduar me kë jeni rreth e rrotull, Diella punon edhe ju keni shërbimin," – u shpreh ai.
Me lançimin e versionit 4.0, platforma synon të reduktojë ndjeshëm procedurat manuale, duke e shndërruar përvojën e marrjes së shërbimeve publike në një proces sa më komod, të shpejtë dhe të aksesueshëm për të gjithë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: