Kronikë
Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshime për dhunë në familje
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, ka rënë në prangat e autoriteteve të rendit, pasi dyshohet se është përfshirë në veprën penale të dhunës në familje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka dhënë detajet e para rreth këtij rasti, duke bërë të ditur se kallëzimi është bërë nga bashkëshortja e të dyshuarit, me të cilën ai ndahet prej disa muajsh. Sipas saj, ajo ka përjetuar vazhdimisht dhunë psikike nga ana e tij. Pas ndërmarrjes së veprimeve policore, personi i dyshuar është shoqëruar në stacion dhe, me vendim të organit të akuzës, është dërguar në mbajtje.
Në anën tjetër, zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka sqaruar se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ajo theksoi se ai po mbahet nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të dhunës në familje, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, Prokuroria e Shtetit ka mobilizuar ekipet e saj për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme, me qëllim ndriçimin e plotë të rrethanave dhe motivelor që çuan në këtë ngjarje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: