Kronikë
Mitrovicë: Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit, dyshohet se kërcënoi rëndë bashkëshorten
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është vënë nën masën e ndalimit prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunës në familje.
Këtë informacion e ka konfirmuar Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila ka bërë të ditur se masa e ndalimit është vendosur me urdhër direkt të prokurorit kujdestar.
Sipas organit të akuzës, autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Në një përgjigje zyrtare, zëdhënësja Shala ka theksuar se personi me inicialet G.B. dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Hetimet lidhur me këtë rast vijojnë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: