Sport
Kryesfyda e Bundesligës: Bayerni dhe Dortmundi përplasen në “Allianz Arena” mes sfidash dhe mungesash të bujshme
Reklamë e Sponsorizuar
Sot në orën 18:30, “Allianz Arena” do të jetë skena e supersfidës së javës në Bundesliga, ku Bayern Munih do të pretë rivalin e saj të madh, Borussia Dortmundin.
Të dyja skuadrat zbarkojnë në këtë përballje klasike me një ekuilibër të përsosur prej 17 pikësh, të frutet e 5 fitoreve dhe 2 barazimeve, duke ruajtur ende e ecurinë e tyre pa njollë humbjeje në kampionat.
Pavarësisht këtij barazimi në pikë, kreu i tabelës i takon gjigantit nga Mynihu, i cili udhëheq falë një gola-diference dukshëm më superiore, me +25 gola kundrejt 12 të verdhezinjve të Dortmundit.
Megjithatë, kampioni në fuqi do të duhet të përballet me këtë test madhor pa disa prej shtyllave të tij kryesore.
Në stolin e bavarezëve nuk do të ulet trajneri Vincent Kompany për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa portieri dhe kapiteni ikonik, Manuel Neuer, do të mungojë për shkak të shqetësimeve fizike në këmbë.
Zëvendëstrajneri Aaron Danks konfirmoi mungesën e gardianit gjatë konferencës për shtyp, duke deklaruar: “Fatkeqësisht, kjo ndeshje vjen disi herët për Neuer, pasi ai ende ndjen dhimbje në këmbë”.
Në krahun tjetër, mesfushori Joshua Kimmich mund t'i bashkohet sërish grupit në seancat stërvitore, pasi kaloi periudhën e vështirë pas ndarjes nga jeta të babait të tij 57-vjeçar.
Duke folur për këtë situatë, drejtori sportiv Max Eberl riafirmoi mbështetjen e palëkundur të klubit për futbollistin: “Realiteti i tij jetësor ka ndryshuar tani dhe kjo nuk ka pse të fshihet. Do t’i ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme. Kur ai të rigjejë ritmin e përditshmërisë dhe të ndihet i gatshëm, do të marrim një vendim për aktivizimin e tij”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: