Kronikë
Operacion antidrogë në Torino: Vihen në pranga dy shqiptarë, kapen me mbi 5 kg kokainë dhe mijëra euro
Reklamë e Sponsorizuar
Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 42 dhe 27 vjeç, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tyre u sekuestruan 5.4 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila ishte fshehur me kujdes në një hapësirë të përshtatur posaçërisht.
Operacioni është zhvilluar të premten e kaluar, kur efektivët e Skuadrës Fluturuese kanë ndërhyrë për të ndaluar një makinë që po qarkullonte me shpejtësi të rrezikshme dhe po shkelte rregullat e qarkullimit rrugor, duke kaluar semaforët me të kuqe në zonën e Via De Sanctis.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, autoritetet blu zbuluan një pjesë të modifikuar poshtë krahut të dorezave, ku ishin fshehur pesë pako me lëndë narkotike kokainë, pesha totale e së cilës arriti në 5.4 kilogramë.
Krahas lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale, efektivët e policisë sekuestruan edhe një shumë prej mbi 10 mijë eurosh në para të gatshme, që dyshohet se përfitohen nga aktiviteti i paligjshëm.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, dy të dyshuarve u u caktua masa e arrestit, ndërkohë që strukturat kompetente italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe rrjetin e mundshëm të bashkëpunëtorëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: