Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Kërcënimet hibride dhe dronët në Evropë, kreu i NATO-s: Jemi plotësisht të gatshëm, Putin po dështon

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kërcënimet hibride dhe dronët në Evropë, kreu i NATO-s: Jemi plotësisht të gatshëm, Putin po dështon
Aleanca Veriatlantike është tërësisht e përgatitur për t'iu kundërvënë çdo incidenti sabotimi dhe sulmi me dronë në kontinentin evropian, duke pasur tashmë skenarë konkretë përballimi për këto rreziqe. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një fjalimi të mbajtur të enjten në Nju-Jork, në kuadër të një aktiviteti përkujtimor për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për sfidat aktuale të sigurisë, Rutte theksoi se megjithëse Rusia po intensifikon operacionet kibernetike dhe veprimtaritë e tjera armiqësore, aleanca mbetet e pamposhtur dhe e përgatitur për t'u mbrojtur. Sipas kreut të NATO-s, shtimi i provokimeve hibride brenda territoreve të vendeve anëtare dëshmon qartë se presidenti rus, Vladimir Putin, po dështon në fushatën e tij ushtarake në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë. Duke theksuar se Rusia nuk është duke e fituar këtë konflikt, ai u dërgoj një mesazh qetësues qytetarëve të 32 vendeve anëtare, duke nënvizuar se udhëheqësi rus gjendet aktualisht në një pozitë mjaft të pafavorshme. Përballë këtyre zhvillimeve, Rutte u bëri thirrje shteteve aleate që të intensifikojnë ndihmën e tyre për Ukrainën, si mënyra më efektive për t'i dërguar një sinjal të prerë Moskës ndaj çdo lloj sulmi apo incidenti hibrid. Reagimi i kreu të NATO-s vjen në një kohë kur shërbimi i inteligjencës së Danimarkës lëshoi një paralajmërim të enjten rreth rritjes së rrezikut për veprime ushtarake të Moskës kundër vendeve aleate, duke përfshirë këtu edhe operacione të reja hibride. Në të njëjtën linjë, burime nga inteligjenca amerikane kanë vënë në gatishmerie shtetet evropiane për një skenar të mundshëm rus me dronë, i cili mund të ketë në shënjestër Spanjën, Francën ose Italinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar