Kronikë
Hetimet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”: Prokuroria Speciale konfirmon marrjen në pyetje të Përparim Ramës si i pandehur
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur gjatë ditës së sotme para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku është marrë në pyetje si i dyshuar në lidhje me procesin hetues për projektin me vlerë miliona euro, të njohur si “Arkitekti i Kryeqytetit”.
Në një përgjigje zyrtare për media, institucioni i akuzës ka dhënë detaje rreth këtij zhvillimi hetimor. “Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, Prokuroria Speciale ju njofton se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi,” deklaroi Luta.
Para se të hynte në objektin e prokurorisë, i pari i Prishtinës deklaroi shkurtimisht se fokusi i tij mbetet puna dhe zhvillimi i kryeqytetit, duke shtuar se puna për verifikimin e ligjshmërisë i takon sistemit të drejtësisë. Ndërkohë, kjo çështje ka qenë edhe në qendër të vëmendjes publike, pasi përfaqësues të subjekteve politike dhe zyrtarë të ndryshëm kanë bërë publike dokumente dhe fatura financiare që lidhen direkt me pagesat e kësaj kontrate projektimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: