Sport
Amorim paralajmëron para derbit: Te Milani synojmë titullin, por na duhet kohë për t'u rikthyer
Reklamë e Sponsorizuar
Atmosfera para derbit të madh të Milanos e gjen skuadrën kuqezi në një fazë jo dhe aq pozitive të sezonit.
Në daljen e tij para gazetarëve, trajneri portugez i Milanit ka pranuar hapur se ambicia e klubit mbetet triumfi në kampionat, pavarësisht se hapat fals të bërë deri më tani e kanë bërë këtë rrugëtim mjaft të ndërlikuar.
“Scudetto është gjithmonë objektivi, por është gjithmonë më e vështirë pasi kemi humbur disa pikë. Mendoj se duhet të përqendrohemi edhe të përmirësohemi, duhet të luftojmë. Duam të fitojmë, por nuk duam të fitojmë një vit dhe të gjendemi në të njëjtën situatë vitin tjetër”, u shpreh tekniku.
Më tej, ai theksoi se pesha e fanellës kuqezi kërkon gjithmonë majat, edhe pse aktualisht duhet parë realisht diferenca që ekziston me ekipet që udhëheqin renditjen.
“Nëse je Milani, objektivi është gjithmonë titulli, por sot duhet të kuptojmë se ka një diferencë krahasuar me kryesuesit e kampionatit. Le të fitojmë ndeshjen tjetër dhe gjithçka do të qetësohet, por objektivi është të fitojmë titullin, por nuk e di se sa kohë do të na duhet të arrijmë deri aty”, përfundoi Amorim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: