Politikë
Ironia e Ramës ndaj europarlamentarëve: Jeni argëtuar me flamingot, por realiteti shqiptar është ndryshe
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj protestave qytetare, gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërparlamentare me parlamentarët e Bashkimit Evropian, e cila po zhvillohet këtë të enjte në kryeqytet.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë u shpreh me tone ironike se vizitorët nga Brukseli janë dëfryer duke parë flamingot së fundmi, ndërsa shtoi se në terren ato nuk do të duken aq të shumta apo aq të bukura sa në rrjetet sociale.
"Dua thjesht të ndaj me ju disa mendime në lidhje me këtë moment në Shqipëri. Kur flasim për këtë moment jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamengot edhe pse jam i bindur se nuk do gjeni aq shumë flamengo dhe nuk do jenë aq të bukur sa i ndajnë kolegët tuaj në instagram. Është shembulli më i mirë i këtij moment që po kalojmë. Mendoj se Shqipëria ka bërë mjaft mirë këtë dekadën e fundit. Ka kaluar nga një epokë ku gjërat mënoheshin se do bëheshin më keq në një epokë ku njerëzit mendojnë se gjërat do bëhen më mirë. E kanë kuptuar njerëzit se shumë gjëra po lëvizin dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo", u shpreh ndër të tjera ai.
Më tej, Rama përmendi edhe sfidat dhe shqetësimet e qytetarëve, duke theksuar se pikëpyetjet e tyre shoqërohen shpesh me ankthin e kohëve moderne. Sipas tij, dezinformimi dhe teoritë e konspiracionit po rëndojnë mbi shoqërinë, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria ka një avantazh krahasuar me vendet anëtare, pasi qytetarët e saj ruajnë ende një mbështetje të fortë dhe pasion të sinqertë për Bashkimin Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: