Politikë
Haradinaj: Synimi i Kurtit ishte çuarja e vendit drejt zgjedhjeve, tashmë jemi drejt tyre
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ambicia e kryeministrit Albin Kurti ka qenë gjithmonë orientimi i vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme, proces në të cilin, sipas tij, tashmë veçse ka hyrë Kosova.
Gjatë prononcimit të tij, Haradinaj ka theksuar se, pavarësisht rrethanave aktuale politike, Kuvendi është dashur ta miratojë deklaratën kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Ai vlerësoi se përfaqësuesit e popullit duhet të bashkohen me qytetarët në shenjë pakënaqësie ndaj aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Dihet se qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje dhe jemi në zgjedhje realisht, pasi çdo gjë po shkon drejt zgjedhjeve. Por do të ishte e turpshme që t’i lëmë këto ditë pa i shfrytëzuar për t’u bërë bashkë me popullin, bashkë me zërin e qytetarëve ‘jo në emrin tonë’ ky verdikt”, ka u shpreh Haradinaj.
Nga ana tjetër, ligjvënësi ka shpjeguar arsyet pse AAK-ja ka bojkotuar ftesën e kreut të ekzekutivit, duke aluduar se kryeministri ka ftuar krerët e subjekteve opozitare në tryezë konsultimi vetëm për t'i lënë në fund pa ndonjë konsensus konkret.
“I ka ftuar në takime, i ka tallur dhe në fund i ka lënë pa marrëveshje”, ka përfunduar deklaratën e tij Haradinaj, duke folur para nisjes së seancës plenare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: