Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Gjigantët e Premier Ligës vënë në shënjestër talentin e PSG-së, Juventusi synon goditjen e madhe në janar

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 18:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjigantët e Premier Ligës vënë në shënjestër talentin e PSG-së, Juventusi synon goditjen e madhe në janar
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Desire Doue, ka bërë për vete disa prej skuadrave më të njohura të kampionatit anglez, ndërkohë që Juventusi vijon përpjekjet këmbëngulëse për të siguruar shërbimet e Folarin Balogun, i cili mbetet objektivi kryesor për merkaton e dimrit. Sipas informacioneve të publikuara nga “TEAMtalk”, Arsenal, Çelsi dhe Mançester Siti po ndjekin me vëmendje situatën e anësorit francez, Desire Doue, një garë ku është përfshirë edhe gjiganti gjerman, Bajerni i Mynihut. Megjithatë, të gjitha skuadrat e interesuara pritet të përballen me një sfidë të vështirë, pasi drejtuesit e PSG-së po avancojnë ndjeshëm në bisedimet për rinovimin e kontratës me 21-vjeçarin e kombëtares franceze, me qëllim që t'i sigurojnë atij një të ardhme në Paris edhe pas vitit 2029. Në krahun tjetër, “Tuttosport” bën me dije se Juventusi e ka kthyer sulmuesin e Monakos, Folarin Balogun, në prioritet absolut për sesionin e transferimeve të janarit, duke u bazuar në kritere teknike dhe financiare. Lojtari 25-vjeçar i Përfaqësueses së SHBA-së duket drejt largimit nga Monako, pasi dështoi kalimi i tij te Evertoni gjatë verës për shumën e 40 milionë eurove.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar