Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Komandanti i NATO-së për Evropë viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, diskutohet për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Komandanti i NATO-së për Evropë viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, diskutohet për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon
Komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së Anu Prattipati, komandanti i KFOR-it gjeneral major Roberto Vergori dhe delegacionin e tij, u prit me ceremoni ushtarake nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. “Në kuadër të vizitës, gjenerali Grynkewich zhvilloi takime me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari, ku u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Po ashtu u vlerësua lartë zhvillimi dhe avancimi i FSK-së dhe palët u zotuan për ngritje të bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të dy institucioneve. Një ndër temat e diskutimit ishte edhe procesi i optimizimit të KFOR-it, në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë dhe nevojës për koordinim të vazhdueshëm me institucionet vendore. Vizita riafirmon rëndësinë e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si dhe përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve të saj dhe forcimin e partneritetit me aleatët, në funksion të përmbushjes së misionit kushtetues dhe avancimit të vazhdueshëm drejt standardeve euroatlantike”, njoftoi FSK-ja.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar