Sport
Doganat e Kosovës forcojnë praninë ndërkombëtare në Bruksel drejt standardeve globale të digjitalizimit
Reklamë e Sponsorizuar
Doganat e Kosovës kanë marrë pjesë aktive në Takimin e Ekipit të Projekteve për Modelin e të Dhënave, organizuar nga Organizata Botërore e Doganave (OBD) në Bruksel. Gjatë këtij evenimenti, delegacioni kosovar ka dhënë kontributin e tij në avancimin dhe zbatimin e këtij mekanizmi kyç, i cili synon digjitalizimin, harmonizimin, ndërveprueshmërinë dhe lehtësimin e procedurave ndërkufitare.
Sipas njoftimit zyrtar, ky angazhim dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të këtij institucioni për të qenë pjesë aktive e nismave që përcaktojnë standardet ndërkombëtare doganore, si dhe përpjekjet për të ndërtuar një administratë moderne, efikase dhe plotësisht të ndërlidhur.
"Falënderojmë Sekretariatin e OBD-së, kolegët dhe ekspertët e përfshirë për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe punën e vazhdueshme në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme", thuhet ndër të tjera në deklaratën e institucionit.
Në përfundim, nga ky institucion u theksua se puna e përbashkët dhe shkmbimi i ekspertizës mbeten elemente kyçe për ngritjen dhe konsolidimin e standardeve doganore në shkallë globale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: