Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Doganat e Kosovës forcojnë praninë ndërkombëtare në Bruksel drejt standardeve globale të digjitalizimit

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 08:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Doganat e Kosovës forcojnë praninë ndërkombëtare në Bruksel drejt standardeve globale të digjitalizimit
Doganat e Kosovës kanë marrë pjesë aktive në Takimin e Ekipit të Projekteve për Modelin e të Dhënave, organizuar nga Organizata Botërore e Doganave (OBD) në Bruksel. Gjatë këtij evenimenti, delegacioni kosovar ka dhënë kontributin e tij në avancimin dhe zbatimin e këtij mekanizmi kyç, i cili synon digjitalizimin, harmonizimin, ndërveprueshmërinë dhe lehtësimin e procedurave ndërkufitare. Sipas njoftimit zyrtar, ky angazhim dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të këtij institucioni për të qenë pjesë aktive e nismave që përcaktojnë standardet ndërkombëtare doganore, si dhe përpjekjet për të ndërtuar një administratë moderne, efikase dhe plotësisht të ndërlidhur. "Falënderojmë Sekretariatin e OBD-së, kolegët dhe ekspertët e përfshirë për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe punën e vazhdueshme në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme", thuhet ndër të tjera në deklaratën e institucionit. Në përfundim, nga ky institucion u theksua se puna e përbashkët dhe shkmbimi i ekspertizës mbeten elemente kyçe për ngritjen dhe konsolidimin e standardeve doganore në shkallë globale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar