Aktuale
Beteja ligjore e Drenusha Latifit: Tri vite pa vendim për kujdestarinë e fëmijëve, reagon Vesa Luma
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi, ka rikthyer sërish në vëmendjen e publikut sfidat e saj me drejtësinë, duke denoncuar zvarritjen e procedurave gjyqësore lidhur me kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, proces që e ka vënë përballë ish-bashkëshortit, Atilla Kardesh.
Përmes disa postimeve të ndara në rrjetin social InstaStory, artistja ka bërë të publike se prej një periudhe trevjeçare po pret një vendim përfundimtar nga organet e drejtësisë, ndërkohë që ka kritikuar ashpër mungesë e reagimit institucional.
“Tri vjet pa asnjë vendim të formës së prerë, dy gjoba me para dhe një proces i vazhdueshëm për dhunë në familje”, ka shkruar ajo në nisje të reagimit të saj.
Më tej, Latifi ka shtuar se pavarësisht se ajo është kujdesur vetë dhe i rrit e vetme fëmijët, gjykata ende nuk e ka zyrtarizuar kujdestarinë e tyre, ndërsa sipas saj, babai i tyre ka dy vjet që nuk tregon asnjë interesim dhe tashmë është larguar nga shteti i Kosovës.
Në mesazhet e saj, ajo ka theksuar se megjithëse ish-bashkëshorti është gjobitur me shumat prej 1,000 dhe 4,000 euro, çështja mbetet e pazgjidhur dhe fëmijët vijojnë të jenë pa një status të qartë ligjor nga ana e institucioneve.
Kjo situatë ka nxitur edhe reagimin e koleges së saj, këngëtares Vesa Luma, e cila i ka dalë në mbrojtje Latifit, duke drejtuar akuza të rënda ndaj mënyrës se a trajtohen rastet e dhunës nga sistemi dhe shoqëria.
Duke sjellë në vëmendje edhe episodin kur ish-bashkëshorti ishte futur si banor në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, Vesa ka kritikuar faktin se si një ngjarje e tillë u transmetua drejtpërdrejt para miliona shikuesve pa një ndërhyrje adekuate nga autoritetet.
Në një tjetër postim, Luma i është drejtuar publikisht edhe ministres Donika Gërvalla, duke i kërkuar vëmendje të shtuar për seancën e radhës gjyqësore të caktuar për datën 10 nëntor.
Kujtojmë se emri i Drenusha Latifit mori dritë në media kur ajo bëri publike pretendimet për dhunë fizike dhe psikologjike nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh, gjatë kohës që jetonin në Suedi, histori e cila u bë edhe më e bujshme në nëntor të vitit 2024 pas hyrjes së tij në reality show.
Ndërkohë, pavarësisht se përfaqësuesit ligjorë të Kardeshit më herët kishin kundërshtuar deklaratat rreth këtyre proceseve, Drenusha mbetet me sytë nga drejtësia, duke shpresuar se data 10 nëntor do t'i japë më në fund një epilog kësaj kalvari shumëvjeçar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: