Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Bojkoti i avokatëve shtyn seancën për Kryemadhin, ajo e cilëson procesin si farsë dhe situatë qesharake

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bojkoti i avokatëve shtyn seancën për Kryemadhin, ajo e cilëson procesin si farsë dhe situatë qesharake
Gjykata ka marrë vendimin për të shtyrë seancën gjyqësore ndaj Monika Kryemadhit, pasi avokatët kanë bojkotuar procesin. Pas këtij zhvillimi, ku seanca u caktua të mbahet sërish më 5 nëntor, Kryemadhi ka dalë në një prononcim për mediat, ku është shprehur e indinjuar se kjo situatë po cenon hapur të drejtën e saj themelore për t’u mbrojtur ligjërisht. “Mendoja se Gjykatat e mbanin fjalën, po nuk mban më fjalë njeri. Ne në seancën e kaluar na u njoftua se do të vazhdojmë mbrojtjen pa avokatë. Duke patur parasysh që jemi në fazën e parashtrimeve, unë aktualisht në çështjen që po flas, nuk ka nevojë as për avokat që të flasë apo të ndërhyjë. Unë jam në vazhdimin e parashtrimeve të mia që kam për të vazhduar në seksionet e tjera. Megjithatë edhe prezenca e avokatëve që ishin të sallë të gjyqit, por jo me pelerinën e avokatit, në një farë mënyre tregon një ngërç që është krijuar në këtë sistem. Është një vendim që është marrë nga një grusht njerëzish, pra jo nga të gjithë avokatët. Gjykata pretendon se ka një vendim Gjykate, por që ky vendim Gjykate nuk u është njoftuar avokatëve. Avokatët nuk kanë njoftim zyrtar sepse kanë qenë një shoqatë e avokatëve kundër korrupsionit që kanë bërë padinë sa i përket vendimit të avokatëve për bojkotin. Kjo mua nuk më intereson fare, mua më intereson që i gjithë ky proces më shpërdoron të drejtën e mbrojtjes. Më ke vendosur me ligj për të më mbrojtur një avokat dhe ky avokat nuk vjen se nuk i do qejfi me ardhë në sallë gjyqi për të më mbrojtur. Ndërkohë që nuk më lë as që të mbrohem vetë si dhe më pezullon e pengon normalitetin e jetës sime. Kjo krijon pasiguri, jo se kemi patur siguri te drejtësia jonë, por krijon një lloj destabiliteti edhe ligjor në marrëdhënies mes qytetarëve dhe avokatëve, qytetarëve dhe gjykatës. Ne kemi bërë një Reformë në Drejtësi për të mbrojtur qytetarët, por në fakt nuk i mbron. Kemi krijuar një Reformë në Drejtësi që ne do mbajmë fjalën si gjykatës, por nuk e mbajmë fjalën si gjykatë. Sa qesharake aq dhe e dhimbshme është. Por kjo kërkon durim strategjik”, u shpreh ajo. E pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin e SPAK, strukturë e cila doli si garante për mbrojtjen e të drejtës së saj që të mos gjykohej pa praninë e mbrojtësit ligjor, Kryemadhi nuk i ka kursyer ironitë dhe akuzat. “Ajo ishte qesharake fare. SPAK ka shkelur të gjitha procedurat, që te kontrolli i banesës, rrëmbimi i telefonit, për të vazhduar pastaj me intimidimin e dëshmitarëve”, përfundoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar