Aktuale
Zbardhet audio-biseda rrëqethëse: Fjalët e fundit të Arlindës për sigurinë dhe djalin e saj
Reklamë e Sponsorizuar
Emisioni hulumtues “MAT” ka bërë publike një tjetër audio-bisedë të Arlinda Zekajt me motrën e saj, ku e ndjera shfaq hapur frikën për jetën e saj dhe ankthin e madh për fatin e djalit.
Materiali audio, i siguruar nga gazetarja Blerta Ahmeti, dëshmon momentet e tensionit kur Arlinda nuk po lejohej të hynte në banesë, ndërkohë që nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e fëmijës së saj. Ajo shprehej e vendosur se do të kërkonte sërish ndihmën e forcave të rendit nëse tensionet do të përshkallëzoheshin.
“Motër, nëse më gjen diçka, se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja”, dëgjohet të thotë ajo gjatë bisedës, duke shprehur gjithashtu shqetësimin e thellë se nuk e dinte se ku ndodhej djali dhe kërkesën e saj të prerë që ai të qëndronte pranë saj.
Në vijim të bisedës, Arlinda shpreh mosbesim te institucionet dhe paralajmëron familjarët e saj për çdo skenar të mundshëm, duke theksuar se përgjegjësia do të binte mbi personat e tjerë në rast se asaj i ndodhte ndonjë e keqe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: