Politikë
Kuvendi i Kosovës miraton në lexim të dytë Ligjin për Byronë Shtetërore me 66 vota pro
Reklamë e Sponsorizuar
Me 66 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka kaluar zyrtarisht në shqyrtim të dytë Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ky miratim shënon një hap të rëndësishëm institucional, duke krijuar bazën e nevojshme ligjore për themelimin e mekanizmave që do të merren me verifikimin e pasurive të paligjshme dhe nisjen e procedurave për konfiskimin e tyre konform normave në fuqi.
Funksioni kryesor i Byrosë Shtetërore do të jetë shqyrtimi dhe kontrolli i pasurisë, për të vërtetuar nëse ajo përkon apo jo me të ardhurat e ligjshme të individëve që do t'i nënshtrohen këtij procesi verifikues.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: