Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia e Arlinda Zekajt: Togeri Faruk Muçolli refuzon të përgjigjet pas publikimit të përgjimeve ku ajo i kërkonte ndihmë

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 11:46
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Togeri i Policisë së Kosovës në Pejë, Faruk Muçolli, ka shmangur çdo përgjigje për opinionin publik lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt, një grua e cila kishte kërkuar mbrojtje nga organet e rendit para se të humbte jetën tragjikisht. Skandali ka dalë në dritë pas transmetimit të audio-incizimeve në emisionin “MAT”, të cilat dokumentojnë kontaktin e drejtpërdrejtë ndërmjet viktimës dhe togerit Muçolli pak ditë para krimit. Nga bisedat e zbardhura kuptohet se Arlinda Zekaj i ishte drejtuar institucionit policor me kërkesën urgjente për ekzekutimin e urdhrit të mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortit të saj, duke shprehur gjithashtu frikën dhe shqetësimin e thellë për sigurinë e djalit të saj. Pavarësisht thirrjes për ndihmë, transkriptet tregojnë se zyrtari policor i ishte përgjigjur se nuk kishte detyrim ligjor të merrej me rastin e saj. I kontaktuar lidhur me ndjenjat e tij pas kësaj tragjedie dhe përfshirjen e tij në komunikimin ku viktima lypte mbrojtje, toeri Muçolli ka prerë shkurt çdo mundësi komunikimi, duke u arsyetuar me ngarkesë në punë dhe mungesë autorizimi për të folur para gazetarëve. “E nderuar, dëgjo. Jam shumë i nxënë me punë dhe definitivisht nuk e kam as kohën e as pozicionin për t’u prononcuar për media. Mund të drejtoheni te zyra e mediave. Po të njoftoj se je duke më penguar dhe nuk kam të drejtë të prononcohem unë lidhur me këtë çështje. A mundesh me më kuptu shumë mirë? Nuk kam të drejtë të prononcohem”, është shprehur Muçolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar