Politikë
Përplasja në Kuvend për infrastrukturën: 80 milionë euro të shpenzuara dhe pikëpyetjet rreth cilësisë së punimeve
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha, lidhur me zvarritjen e projekteve kapitale dhe menaxhimin e buxhetit.
Gjatë diskutimit, Bajrami i kujtoi ministrit se dikasteri që ai drejton është trashëguar nga vetë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo nga subjektet e tjera politike, duke shtuar se qeverisja gjashtëvjeçare po përcillet me dështime të dukshme në terren.
‘’Sinqerisht po e kuptoj se pse të gjitha rrugët dhe projektet e nisura edhe sot e kësaj dite janë pa përfunduar. I ke shpenzu 80 milionë euro, po thu që janë kry 82% e punëve, edhe po thu ‘’kam me kontraktu kompani ndërkombëtare për më e pa cilësinë dhe sasinë e punëve të kryera’’. Sa punëtorë i ki o ministër?'', u shpreh ajo.
Sipas deputetes, paralajmërimi i ministrit për angazhimin e kompanive ndërkombëtare që do të vlerësojnë sasinë, cilësinë dhe do të bëjnë projektimin për fazën e mbetur, vjen shumë vonë dhe dëshmon keqmenaxhim.
‘’Ti nuk e ke marrë ministrinë as prej LDK’së, as prej PDK’së as prej Aleancës, e ke marrë prej ministrit të LVV’së. Qe gjashtë vjet jeni në qeverisje. Po don me kontraktu kompani për më pa sasinë dhe cilësinë e punëve, dhe për me ta bo projektimin për pjesën e mbetur. Këto punë kryhen në fillim të projektit ministër. I ke pagu 82 milionë e tash don me kontrollu cilësinë. Më të vërtetë ky është dështim. Na kërkojmë përgjegjësi. Ma e mira kish me qenë me hap tenderë ndërkombëtar me e pru një qeveri ndoshta me i pru projektet në veti’’, përfundoi Bajrami.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: