Sport
Doganat e Kosovës forcojnë praninë ndërkombëtare në Bruksel drejt standardeve globale
Reklamë e Sponsorizuar
Doganat e Kosovës kanë marrë pjesë aktive në Takimin e Ekipit të Projekteve për Modelin e të Dhënave të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), i cili është mbajtur në Bruksel. Gjatë këtij organizimi, institucioni ka dhënë kontributin e tij në avancimin dhe zbatimin e këtij instrumenti kyç, i cili synon harmonizimin, digjitalizimin, ndërveprueshmërinë dhe lehtësimin e procedurave ndërkufitare.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo pjesëmarrje pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të Doganave të Kosovës për të qenë pjesë aktive e nismave që përcaktojnë standardet ndërkombëtare doganore, si dhe përpjekjet e pandërprera për ndërtimin e një administrate moderne, efikase dhe plotësisht të ndërlidhur.
"Falënderojmë Sekretariatin e OBD-së, kolegët dhe ekspertët e përfshirë për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe punën e vazhdueshme në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme", theksohet në komunikatë.
Në përmbyllje, theksohet se puna e përbashkët dhe shkmbimi i ekspertizës mbeten elemente kyçe për ngritjen dhe konsolidimin e standardeve doganore në shkallë globale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: