Kronikë
Vrasja e Liridona Ademajt: Gjykata e Apelit merr në shqyrtim ankesën e Naim Murselit për burgun e përjetshëm
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata e Apelit pritet që sot, duke filluar nga ora 11:10, të shqyrtojë ankesën e ushtruar nga Naim Murseli, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Në këtë seancë, pala mbrojtëse do të kërkojë prishjen e vendimit aktual ose një masë më të butë dënimi, ndërkohë që palët e dëmtuara kërkojnë drejtësi të plotë dhe shtrirje të dënimit maksimal edhe për të pandehurin e tretë.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku Liridona Ademaj u privua nga jeta me armë zjarri teksa po udhëtonte në veturë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur.
Lidhur me vendimin e shkallës së parë, ankesë zyrtare ka dorëzuar edhe avokati që përfaqëson familjen e viktimës, i cili ka kërkuar ndryshimin e vendimit për t'i shqiptuar burgim të përjetshëm edhe Kushtrim Kokallës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: