Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Flakët shkatërrojnë lokalin në Athinë, vendin ku u ekzekutua shqiptari Pëllumb Islami

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Flakët shkatërrojnë lokalin në Athinë, vendin ku u ekzekutua shqiptari Pëllumb Islami
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dhe shkatërruar plotësisht një ambient biznesi në zonën e Nea Jonias në kryeqytetin grek, Athinë. Sipas njoftimit të autoriteteve policore helene, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende mister, ndërkohë që dëmet materiale në lokal janë totale. Ngjashmëria që e lidh këtë ngjarje me të kaluarën ka të doqë me faktin se në këtë lokak, më 22 shkurt 2023, u vra me armë zjarri 37-vjeçari Pëllumb Islami. Megjithatë, autoritetet policore nuk kanë konfirmuar ende nëse incidenti aktual ka ndonjë lidhje me atë ekzekutim. Përveç dëmeve të rënda në katin e parë, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në tri banesa të vendosura sipër godinës. Aktualisht, Policia e Greqisë ka nisur hetimet zyrtare për këtë ngjarje, duke ngritur dyshime të forta se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar