Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

“S’jam i detyruar të merrem me ty” – Përgjigjja rrëqethëse e policit ndaj Arlinda Zekajt pak kohë para tragjedisë

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 08:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“S’jam i detyruar të merrem me ty” – Përgjigjja rrëqethëse e policit ndaj Arlinda Zekajt pak kohë para tragjedisë
Detaje të rënda dhe tronditëse kanë dalë në dritë rreth rrethanave që i paraprinë vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt, përmes audio-incizimeve të bëra publike së fundmi. Sipas materialeve të zbardhura, pak ditë para se të ndodhte ngjarja fatale, e ndjera ishte paraqitur në stacionin policor me kërkesën e qartë për ekzekutimin e urdhërmbrojtjes ndaj ish-bashkëshortit të saj. Gjatë kësaj vizite në institucionin e rendit, ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me zyrtarin policor Faruk Muçolli. Nga transkripti i bërë publik, dëgjohet qartë se si efektivi i policisë i refuzon kërkesën, duke i thënë se nuk ka detyrim ligjor të merret me rastin e saj. Në vijim po përcjellim transkriptin e plotë të debatit të transmetuar në emisionin MAT: Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë. Faruk Muçolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë? Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty. Faruk Muçolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit? Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo s’di unë. Faruk Muçolli: Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, potë del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam. Arlinda Zekaj: Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është. Faruk Muçolli: Unë konsideroj që na jem në rregull. Të gjithë komunikimin e plotë mund ta ndiqni në videon zyrtare, duke filluar nga minuta 35:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar