Botë
Samiti BE-Kanada nis me tension: Brukseli heq dorë nga propozimi për partneritet të posaçëm
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkimi Evropian ka vendosur të tërhiqet papritur nga propozimi i bërë më parë drejtuar Kanadasë, i cili synonte nisjen e negociatave për t'i dhënë kësaj të fundit statusin e “anëtares së asociuar”. Ky zhvillim vjen si pasojë e divergjencave dhe mosmarrëveshjeve të brendshme mes shteteve anëtare të bllokut evropian.
Kthesa e papritur ka ndodhur pikërisht në momentin kur ishte parashikuar të çhapej sipari i samitit zyrtar mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, i cili po mbahet në qytetin e Montrealit. Vendimi për të hequr këtë pikë nga axhenda është pasqyruar edhe në një draft paraprak të deklaratës së përbashkët që pritej të bëhej publike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: