Sport
“Shteti të japë llogari”: Prishtina ngrihet sërish sot në protestë kundër vrasjes së grave, paralajmërohet bllokim i institucioneve
Reklamë e Sponsorizuar
Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të jetë sërish vatër e revoltës qytetare këtë të enjte, në orën 16:00. Qytetarët do të mblidhen në një protestë mbarëkombëtare për të kërkuar me ngulm drejtësi për Arlinda Zekajn, si dhe për të gjitha gratë e tjera që janë vrarë në Kosovë.
Përmes një komunikate për mediat, organizatorët kanë bërë të ditur se reagimi popullor nuk do të ndalet me kaq. Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të masave dhe bllokim të punës së institucioneve shtetërore deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
“Sot, në orën 16:00, në sheshin Zahir Pajaziti, mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara”, theksohet në njoftimin e organizatorëve, të cilët kërkojnë përgjegjësi direkte nga organet kompetente.
Ata u kanë bërë thirrje të gjithë sektorëve të shoqërisë që t'i bashkohen këtij mobilizimi: “Edhe nesër do të dalim rrugëve e do t'i bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Dilni nga puna, nga shtëpia e nga klasa e na u bashkoni sërish. Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen”.
Po ashtu, në deklaratë nënvizohet rëndësia e një reagimi kolektiv: “Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, përfundon apelimi i tyre.
Kjo valë protestash vjen si rrjedhojë e vrasjes makabre të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, një ngjarje që ka ngritur shqetësime të mëdha publike dhe kërkesa të menjëhershme për hetimin e përgjegjësisë institucionalit.
Rasti bëhet edhe më i rëndë nga fakti se viktima, Arlinda Zekaj, para se të vritej, kishte depozituar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, ku kishte shprehur qartë shqetësimet për sigurinë e saj dhe kishte kërkuar ndërhyrje urgjente nga shteti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: