Sport
Interi triumfon në transfertë ndaj Venezias dhe ruan kreun e Serie A
Reklamë e Sponsorizuar
Interi ka arkëtuar tri pikë të arta në udhëtim kundër Venezias, duke triumfuar me shifrat 2-0 në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit italian, Serie A.
Skuadra zikaltër zhbllokoi rezultatin në minutën e 79-të, falë një goli fatkeq në portën e tyre, ku Matias Moreno devijoi gabimisht topin, duke i dhënë epërsinë gjigantit milanez.
Pa u këndpsur mirë vendasit, vetëm tri minuta më pas, Venezia u ndëshkua sërish me autogol. Këtë herë ishte Akor Adams që dërgoi topin në rrjetën e tij, duke vulosur kështu fitoren përfundimtare 2-0 për mysafirët.\n\nNë fakt, skuadra e Venezias kishte gjetur rrugën e rrjetës qysh në minutën e 29-të me anë të Lion Lauberbach, mirëpo festa e tyre zgjati pak, pasi goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR për pozicion jashtë loje.
Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Interi vazhdon të mbretërojë në majën e tabelës me 25 pikë, po aq sa ka edhe Lazio që pozicionohet e dyta, ndërsa Venezia mbetet e fundit në renditje me vetëm tri pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: