Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Paraqitje për tu harruar, Bashkimi mposhtet thellë në shtëpi nga gjiganti francez

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 20:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitje për tu harruar, Bashkimi mposhtet thellë në shtëpi nga gjiganti francez
Klubi i basketbollit Bashkimi nuk ka arritur të bëjë mrekullinë në Prizren, duke pësuar humbje bindëse me rezultat 94:66 (34:18, 22:18, 23:7, 15:23) përballë skuadrës nga Franca, Chalon/Saone, në kuadër të xhiros së katërt në kompeticionin evropian FIBA Europe Cup. Fati i takimit u vulos që në dhjetë minutat e para, periudhë kjo që rezultoi fatale për skuadrën vendase, pasi francezët arritën të krijonin një epërsi të rehatshme prej 16 pikësh, duke e mbyllur çerekun e parë 34:18. Gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes, prizrenasit nuk gjetën energjinë dhe zgjidhjet e duhura për të rrezikuar epërsinë e lartë të kundërshtarit. Dominimi i mysafirëve u konfirmua në minutën e 33-të, kur diferenca shkoi në plot 31 pikë, me semaforin që tregonte shifrat 87:56. Pavarësisht përpjekjeve në fundin e takimit, francezët menaxhuan situatën deri në sirenën e fundit, duke triumfuar përfundimisht me një diferencë prej 28 pikësh dhe duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 94:66. Në radhët e skuadrës së Bashkimit, më të dalluarit në aspektin ofensivë ishin Gian Clavell me 13 pikë dhe Divine Myles me 11 sosh, kurse te mysafirët nga Franca performanca më e mirë i theu shifrat te Carl Ponsar, i cili kontribuoi me 17 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar