Sport
Tragjedia në Toledo lëkund futbollin spanjoll, pezullohen ndeshjet e Kupës së Mbretit
Reklamë e Sponsorizuar
Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë vendimin zyrtar për të ndërprerë zhvillimin e 24 ndeshjeve të Kupës së Mbretit, të cilat ishin parashikuar të luheshin këtë të mërkurë, pas aksidentit të rëndë hekurudhor që tronditi provincën e Toledos në Urda.
Ky vendim vjen si një reagim solidar dhe një shenjë e qartë respekti ndaj viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë situata për takimet e planifikuara për t'u zhvilluar të enjten, më 29 tetor, fati i të cilave do të vendoset në vijim.
Përmes një njoftimi për mediat, shtëpia e futbollit spanjoll ka bërë të ditur se datat e reja përballjeve të shtyra do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim, pasi të jetë riorganizuar kalendari i garës.
“Si shenjë respekti dhe solidariteti me të gjitha viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të mërkurën në mëngjes në provincën e Toledos, FSHF-ja ka vendosur pezullimin e 24 ndeshjeve të raundit të parë të Kupës së Mbretit, të cilat fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme”, thuhet në deklaratë.
Tutje, në komunikatë theksohet se “në ditët në vijim, FSHF-ja do të njoftojë për planifikimin e ri të garës dhe oraret përfundimtare të ndeshjeve të shtyra”.
Në fund të njoftimit, institucioni drejtues i futbollit në Spanjë ka shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tij: “E gjithë familja e futbollit spanjoll qëndron e bashkuar në dhimbje për këtë tragjedi dhe është në dispozicion të autoriteteve për të ndihmuar viktimat e këtij aksidenti shkatërrues”.
Si pasojë e këtij vendimi, janë shtyrë edhe sfidat e shumëpritura të kësaj faze, ku përfshihen përballja mes Navalcarneros dhe Real Betisit, ajo mes Salamanca UDS dhe Celta Vigos, si dhe duelit ndërmjet Tavernes de la Valldigna dhe Valencias.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: