Sport
Beteja në Serie A: Juventus dhe Roma vihen pas yllit të ri të Genoas
Reklamë e Sponsorizuar
Dy gjigantët e futbollit italian, Juventusi dhe Roma, janë përfshirë në një garë të fortë për të siguruar shërbimet e Samuel Wiafen, mesfushorit 18-vjeçar që po tëqeth vëmendjen me paraqitjet e tij te Genoa.
Sipas gazetarit sportiv Nicolo Schira, drejtuesit e klubit torinez po e monitorojnë me kujdes situatën e lojtarit, duke e vlerësuar atë si një element kyç për të ardhmet e mesfushës. Megjithatë, bardhezinjtë nuk janë të vetëm në këtë garë, pasi kryeqytetasit e Romës kanë shfaqur gjithashtu interesim konkret për talentin e ri.
Në krahun tjetër, drejtuesit e Genoas nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga perla e tyre. Duke qenë se lojtari ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2030, klubi liguas pritet të bëjë rezistencë ndaj çdo oferte që do të mbërrijë në adresë të tij gjatë merkatos.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: