Botë
Dy gjigantët e Evropës vënë syzet te talenti i Manchester Cityt
Reklamë e Sponsorizuar
Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini janë vënë në ndjekje të Rayan Cherki, i cili është shndërruar në një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Dy superfuqitë evropiane po monitorojnë me vëmendje situatën e anësorit francez, i cili po kalon një formë të shkëlqyer me fanellën e Manchester Cityt.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez nuk janë aspak të gatshëm të lëshojnë pe lehtësisht dhe do të uleshin në bisedime vetëm nëse mbi tavolinë vjen një propozim financiar astronomik. 23-vjeçari ka konfirmuar vlerat e tij këtë edicion, duke u shënjuar në listën e golashënuesve gjashtë herë dhe duke regjistruar dy asistime në vetëm 12 paraqitje zyrtare.
I aftë për të vepruar si në repartin e mesfushës me vocacion ofensiv, ashtu edhe në krahët e sulmit, Cherki është i lidhur me “Qytetarët” përmes një marrëveshjeje afatgjate që skadon në qershor të vitit 2030. Për ta sjellë në Premier Ligë, kampionët e Anglisë kishin derdhur në arkat e klubit të mëparshëm 36.5 milionë euro, ndaj tashmë kërkojnë të mbrojnë investimin e tyre dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e futbollistit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: