Politikë
Vjosa Osmani flet në Oxford: Dëshmia për rrugëtimin historik dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në institucionin prestigjioz britanik Oxford Union, ku ka trajtuar të vërtetën historike dhe rrugëtimin e shtetit të Kosovës drejt lirisë dhe demokracisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Osmani e ka cilësuar këtë ftesë si një privilegj të jashtëzakonshëm dhe një mundësi madhore për të lartësuar zërin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
"Me nder të veçantë pranova ftesën për të folur në Oxford Union, një platformë me mbi dy shekuj traditë të debatit të lirë, e cila ka mirëpritur disa nga figurat më të mëdha të historisë politike, shkencore dhe shoqërore, ndër ta Winston Churchill, Ronald Reagan, Bill Clinton, Nelson Mandela, Nëna Terezë e Albert Einstein. Një traditë që e ka shndërruar këtë institucion në një hapësirë ku idetë e mëdha përballen, sfidohen dhe kontribuojnë në formësimin e debatit publik.
Të jem pjesë e këtij dialogu, përkrah një tradite të tillë intelektuale, është një nder i veçantë dhe një mundësi për ta përfaqësuar Kosovën, historinë e saj të lirisë dhe aspiratën e saj për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe euroatlantike", ka shkruar Osmani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: